Shqipëria
Dokumentar në televizionin gjerman NDR: Në vendin e shqiponjave
"Shqipëria e merr emrin pikërisht nga shqiponja. Prandaj, ky zog është "zotëruesi i vërtetë i Alpeve shqiptare të veriut gjegjësisht Bjeshkëve të Nemuna"
Televizioni gjerman NDR ka shfaqur sot një dokumentar mbi “Shqipërinë e egër”, që bën fjalë për natyrën e paprekur të vendit ballkanik, duke u fokusuar kryesisht tek shqiponjat.
Siç e thonë autorët gjermanë të këtij dokumentari të punuar me përkushtim dhe me frymëzim, Shqipëria e merr emrin pikërisht nga shqiponja, shkruan albinfo.ch. Prandaj, ky zog është “zotëruesi i vërtetë i Alpeve shqiptare të veriut gjegjësisht Bjeshkëve të Nemuna.
Më tutje, dokumentari përcjell ciklin e jetës së një shqiponje, që nga dalja prej vezës deri në rritjen dhe fluturimin e saj të parë.
Krahas shqiponjës që është “kryepersonazh” në këtë film, parakalojnë edhe shpezë dhe kafshë tjera, që gjallërojnë zonat më jugore të vendit si pelikanët, flamingot etj. në lagunën e Karavastasë, një park nacional i rëndësishëm i vendit të shqipeve.
Një vend me diversitet të rrallë natyror brenda një hapësire jo të madhe, Shqipëria ka 15 parqe nacionale që përbëjnë 7 për qind të të gjithë territorit, vërejnë autorët.
“Shqipëria është një vend përplot mistere, kultura emocionuese dhe thesare natyrore ende të pazbuluara”, thuhet në hyrje të këtij filmi dokumentar që zgjat 43 minuta dhe që është në dispozicion për t`u parë në NDR deri më 5 maj.
https://www.br.de/mediathek/video/wildes-albanien-im-land-der-adler-av:5db97f7381e717001a6d5cac
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran















