Kosova
Në veri nuk paguhet as uji
Përveç mospagesës së faturave të ujit të shpenzuar, banorët e kësaj pjese, nuk paguajnë as faturat e energjisë elektrike, që llogariten 8 milionë euro në vit
Banorët e komunave veriore të Kosovës, që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, nuk i kanë paguar faturat për shërbime të ujit.
Rreth 700 mijë euro në vit apo më se 13 milionë euro për 19 vjet, llogaritet vlera e faturave të ujit të shpenzuar, e të cilat nuk paguhen nga banorët e këtyre komunave.
Katër komunat: Leposaviqi , Mitrovica Veriore, Zubin Potoku dhe Zveçani, janë të banuara me shumicë serbe, të cilat ndër vite kanë funksionuar jashtë sistemit juridik-kushtetues të Kosovës, raporton “Evropa e Lirë”.
Hysni Feka, ushtrues detyre i udhëheqësit të Departamentit të tarifave në Autoritetin Rregullator për Shërbimin e Ujit (ARRU), thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë një viti, mbi katër milionë metra kub ujë janë dërguar në atë pjesë, me një çmim prej 0.17 euro centë, për metër kub, përcjell albinfo.ch.
Kurse, çmimi i ujit për një metër kub, sipas tij, për konsumatorët e pjesës jugore, është rreth dyfish më e lartë.
Faturat e shpenzuara të ujit, sipas Hysni Fekës, nuk arrijnë te konsumatorët që banojnë në atë pjesë.
Edhe disa nga qytetarët e asaj pjesë e pranojnë se nuk e paguajnë ujin, madje sipas tyre, duke e konfirmuar edhe atë që e thonë në ujësjellës, se për shpenzimet e bëra, nuk u shkojnë fare as faturat.
Njëri nga ta është Vitomir Zhivkoviq nga Mitrovica veriore. Ai thotë se nuk e di se kujt duhet t’ia paguajë faturat për ujin.
Ndërkaq, Slavica Marinkoviq, qytetare po nga Mitrovica, thotë se nuk i kujtohet se kur ka paguar për herë të fundit për ujin e shpenzuar:
Ndryshe, Kompania Rajonale, Ujësjellësi “Mitrovica”, që gjendet në Shipol, është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen komunat e banuara me shumicë serbe.
Kjo kompani është nën ombrellën e Autoritetit Rregullator të Shërbimeve të Ujit.
Për mospagesën e faturave të shpenzuara të ujit, nga banorët e asaj pjese, institucioni i Avokatit të Popullit, vitin e kaluar ka hapur hetim zyrtar.
Por, vazhdon të mbetet dilemë se kush e bënë pagesën e këtyre faturave për ujin e shpenzuar në katër komunat veriore?
Hysni Feka thotë se Qeveria e Kosovës pothuajse për çdo vit bën subvencionim në shuma të ndryshme financiare në mënyrë që të mundësohet operimi i kompanisë.
Por, ekspertë për çështje ekonomike thonë se paratë me të cilat Qeveria e Kosovës po e subvencionon kompaninë rajonale “ Mitrovica”, janë taksa të qytetarëve të Kosovës.
Për shkak të mospagesës dhe borxheve, në viset tjera kompanitë e ujit zakonisht aplikojnë masa ndëshkuese, duke i shkyçur nga rrjeti konsumatorët borxhlinj. Por, një gjë e tillë nuk ndodh në veri.
Përveç mospagesës së faturave të ujit të shpenzuar, banorët e kësaj pjese, nuk paguajnë as faturat e energjisë elektrike, që llogariten 8 milionë euro në vit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











