Lajme
Në Vjenë, nga 10 nëntori hapen tregjet magjike të Krishtlindjes
Gjithsej do të jenë 14 markete të tilla me 777 tezga, duke përfshirë 179 tezga ushqimesh, të cilat do të ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh dhe më shije të veçantë
Krishtlindjet po afrohen gjithnjë e më shumë dhe bashkë me to edhe sezoni i tregut të Kohës së Ardhjes (Adeventmarkt-Saison). Nëse dëshironi të vizitoni një treg Krishtlindjesh në Vjenë, keni një zgjedhje të gjerë, por jo të gjitha hapen në të njëjtën kohë.
Në vijim do të gjeni informacionet më të rëndësishme në lidhje me kohën e hapjes dhe tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë.
Pema e Krishtlindjeve përballë Bashkisë së Vjenës (Rathaus) qëndron e ndërtuar që nga 27 tetori, por nuk do të ndizet deri më 10 nëntor. Kjo do të shënojë hapjen ceremoniale të tregut të Krishtlindjeve aty. Kjo e bën atë një nga tregjet e para në Vjenë që ofron edhe një herë verë të nxehtë, të vluar si dhe tezga të ndryshme ushqimeve dhe gjësendeve të tjera.
Tregu i Krishtlindjeve në Rathausplatz: 10 nëntor – 26 dhjetor 2023, adresa: Rathausplatz, 1010 Wien
Am Hof + Altwiener në Freyung: 10 nëntor – 23 dhjetor 2023, adresa: Am Hof/Freyung, 1010 Wien
Winter im MQ: 10 nëntor – 23 dhjetor 2023, adresa: MuseumsQuartier, 1070 Wien
Weihnachtsdorf Altes AKH: 10 nëntor – 23 dhjetor 2023, adresa: Altes AKH Univesitätscampus – Hof 1, 1090 Wien
Në Stephanplatz, 10 nëntor – 26 dhjetor 2023, adresa: Stephanplatz 1, 1010 Wien
Në Türkenschanzpark, 10 nëntor – 23 dhjetor 2023, adresa: Türkenschanzpark, 1180 Wien
Maria – Theresien – Platz, 15 nëntor – 26 dhjetor 2023, adresa: Në mes Kunsthistorischem und Naturhistorischem Museum
Am Spittelberg, 16 nëntor – 23 dhjetor 2023, adresa: Am Spittelberg, 1070 Wien
Schloss Belvedere, 17 nëntor – 26 dhjetor 2023, Oberes Belvedere, Prinz – Eugen – Straße 27, 1030 Wien
Schloss Schönbrunn, 18 nëntor – 4 janar 2024, adresa: Ehrenhof, mu para Schloss Schonbrunn
Am Karlsplatz, 24 nëntor – 23 dhjetor 2023, adresa: Karlsplatz, në oborrin e Karlskirche
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













