Lajme
Në Vjenë, të enjten hapet ekspozita „Rezistenca paqësore në Kosovë 1990 – 1998“
Ekspozita do të hapet ditën e enjte, (13.07.2023), nga ora 19:00, në Bezirkmuseum Neubau në Amerlinghaus, Stiftgasse 8, 1070, Wien
Fotografi me shkrime të ndryshme të gazetave, foto e dëshmi faktike gjatë historisë së rezistencës paqësore gjatë viteve të 90-ta, të drejtuar nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, do të prezantohen para publikut në Austri përmes ekspozitës “Gewaltfreier Widerstand in Kosovo 1990-1998” (“Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998”.
Ekspozita do të hapet ditën e enjte, (13.07.2023), nga ora 19:00, në Bezirkmuseum Neubau në Amerlinghaus, Stiftgasse 8, 1070, Wien
Kurator i kësaj ekspozite është Shkumbin Brestovci, i cili këtë ekspozitë e ka realizuar duke u mbështetur në dëshmi faktike të asaj kohë.
Ekspozita në fjalë fillimisht është hapur në dhjetor të vitit 2020 në Muzeun e Pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë dhe ka qëndruar për kohë të gjatë e hapur për vizitorë.
Përveç autorit Shkumbin Brestovci, bashkorganizator për sjelljen e kësaj ekspozite në Vjenë janë edhe: Friedhelm Frischenschlager (ish-ministër i Mbrojtës në Austri), Robert Pichler, historian austriak, albanolog, Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian dhe drejtuese e shoqatës “Vienna goes Europa”, Kaltrina Durmishi, politologe, ekonomiste në Vjenë si dhe Arben Myftarj, dizajner, po ashtu banues në Vjenë.
Për albinfo.at, Kaltrina Durmishi tregon për idenë për të sjell këtë ekspozitë në Vjenë.
“Para një viti e gjysmë, Shkumbini më ka kontaktuar dhe ka shprehur dëshirën për të prezantuar këtë ekspozitë edhe para publikut në Austri. Vitin e kaluar bashkë më zotëri Fridhelm Frischenberger e kemi vizituar ekspozitën në Muzeun e Pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Nga aty kemi diskutuar për mundësitë dhe detajet tjera për të sjell këtë ekspozitë në Vjenë”, pohon ajo e lumtur që më në fund gjithë ky projekt po ec sipas parashikimeve.
“Përgatitjet po ecin shumë mirë. Tani mbetet vetëm të presim numër sa më të madh vizitorësh për të përcjellë këtë ekspozitë, e cila është shumë e veçantë dhe mjaft interesante”, thotë ajo.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun gjatë gjithë verës, deri në muajin shtator.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike Qyteti i Lozanës po ofron kompensime që nga e marta për bizneset dhe institucionet publike të... -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme












