CH-Ballkani

Në Vlorë bashkohen qeveritë shqiptare

Më 24 prill në Vlorë do të mbahet mbledhja e katërt e përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës

Vlora do të jetë sërish vend që bashkon shqiptarët. Kësaj radhe në një situatë krejt ndryshe. Më 24 prill në Vlorë do të mbahet mbledhja e katërt e përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, raporton albinfo.ch.

Kjo u bë e ditur pas takimit nga ministrat e jashtë të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj.

Ndërmjet dy vendeve janë nënshkruar shumë marrëveshje deri më tani dhe bashkëpunimi pritet të vazhdojë edhe më tutje, madje të intensifikohet edhe më shumë.

Mbledhja e parë mes dy vendeve u mbajt në vitin 2014, kur u firmos dhe marrëveshja e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.