Lajme
Në Zvicër bie dukshëm rreziku i vdekjes nga kanceri
Te meshkujt, rreziku i vdekjes nga kanceri në 30 vjetët e fundit ka rënë 37%, ndërsa te gratë 27%
Në Zvicër është duke rënë në vazhdimësi rreziku për të vdekur nga kanceri. Realisht, marrë në numra absolutë, sot ka më shumë të sëmurë nga kanceri se që kishte më parë. Por kjo shpjegohet me faktin se ka gjithnjë më shumë njerëz të moshuar dhe, me shtyrjen në moshë rritet edhe rreziku për t`u sëmurë nga kanceri, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, në një komunikatë të saj.
Ajo që ka ndryshuar për të mirë ka të bëjë me rritjen e shanseve për mbijetesë te prekurit nga nga kjo sëmundje e rëndë, transmeton albinfo.ch. Kështu, në rastet kur një grua sëmuret nga kanceri, rreziku që ka ajo për të vdekur është për rreth një të katërtën (27%) më i ulët se sa që ka qenë para 30 vjetëve.
Ndërsa te meshkujt, ulja e rrezikshmërisë në fjalë është edhe më e madhe, për më shumë se një të tretën (37%).
Shanset e shërimit varen nga lloji i kancerit. Te meshkujt, kanceri i mushkërive është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve nga kanceri ndërsa te gratë, kanceri në vdekjeprurës është ai i gjirit.
Megjithatë, siç u tha më lart, në Zvicër numri i të prekurve nga kanceri ka shkuar duke u rritur, përcjell albinfo.ch. Në preiudhën 2011-2015 nga kanceri janë prekur afër 40.500 veta. Kjo është rreth 2000 raste më shumë se pesë vjet më parë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









