Jeta në Zvicër
Në Zvicër ka shumë armë, por pak vrasje
Zvicra ndodhet në vendin e katërt në botë për armë legale që mbajnë qytetarët, por statistikat tregojnë se 3.01 në 100 mijë njerëz vdesin nga armët në Zvicër
Amerika, por edhe bota u trondit me masakrën në Las Vegas, ku një person mbyti dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe plagosi qindra të tjerë. Kohët e fundit ka pasur shumë debate, se kush mund të ketë armë dhe rreziqet e përfshira, shkruan “swissinfo.ch”.
Por, cilat janë vendet që kanë më së shumti armë në duar të qytetarëve. Sipas statistikave në vendin e parë në botë është Amerika me 101.5 armë në 100 persona, derisa në vendin e dytë ndodhet Gjermania me 32 armë, Austria e treta me 30.4, Zvicra e katërta me 24.45, pasohet nga Franca, Australia, Italia, Spanja, Kina, Britania dhe Japonia, përcjell albinfo.ch.
Statistikat tregojnë se Zvicra ndodhet në vendet me më së shumti armë vdekjeprurëse në Evropë, megjithatë, ka pasur pak incidente me armë zjarri. Statistikat më të fundit tregojnë një normë vetëvrasje me armë prej 2.74 për 100,000 njerëz, paksa më e ulët se norma e vdekjeve prej 3.01.
Por, në cilat vende vdesin më së shumti njerëzit nga armët? Edhe në statistikat e vdekjeve nga armët për 100 mijë njerëz kryeson Amerika.
Amerika është e para me 10.54 vdekje, duke u pasur nga Zvicra me 3.01, pastaj Austria e treta me 2.9, kurse më pas janë Franca, Italia, Gjermania, Austria, Spanja dhe Britania.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













