Lajme
Në Zvicër kemi sërish rritje të ndjeshme të numrit të infeksioneve
"Rritja ishte tashmë e dukshme në vendet e tjera dhe kjo pritej edhe në Zvicër". Relaksimi i masave duhet të ketë luajtur gjithashtu një rol
Të hënën, në BAG janë raportuar 449 infeksione të reja me koronavirus për periudhën 72 orëshe. Në të njëjtën kohë, janë regjistruar 4 vdekje të reja dhe 7 pranime në spital.
Ajo që bie në sy te këto shifra është rastet po shtohen me të madhe. Numri prej 449 infeksionesh të reja të regjistruara gjatë tri ditëve të fundit është 88 për qind më i madh se një javë më parë, shkruan atgesanzeiger.ch.
Për krahasim: Të hënën e kaluar, në 72 orë ishin raportuar 239 infeksione të reja, 7 shtrime në spital dhe 4 vdekje, transmeton albinfo.ch. Ndërsa të premten dhe të enjten e kaluar, gjithashtu, numri i rasteve ishte më i lartë se në ditët më parë.
Kjo duket të jetë më shumë sesa një luhatje e përkohshme. Këtë e tregon fundja edhe numri i riprodhimit R, i cili tregon se sa njerëz infekton mesatarisht një person i infektuar., përcjell albinfo.ch.
Ky numër aktualisht është 1.15 dhe pasqyron situatën e rreth dhjetë ditëve më parë. Që nga 20 qershori, sipas llogaritjeve aktuale, R ka qenë përtej kufirit “1”, mbi të cilin numri i rasteve rritet në mënyrë eksponenciale.
Nuk ka rritje të numrit të vdekjeve dhe të shtrimit në spitale
Lajmi i mirë: në gjithë këtë është se aktualisht nuk ka shenja të rritjes së numrit të pranimeve në spital dhe të numrit të vdekjeve.
Falë vaksinimit të një numri të madh të njerëzve veçanërisht të prekshëm, rritja këtu duket të jetë më e ngadaltë. Sidoqoftë, nëse infeksionet rriten ndjeshëm, pritet që, përkundër vaksinimit, sistemi shëndetësor përsëri mund të mbingarkohet.
Masat e relaksuara mund të kenë luajtur një rol
Sidoqoftë, ekspertët kanë kohë që tregojnë se herët a vonë do të ketë një rritje të konsiderueshme të infeksioneve, përcjell albinfo.ch. Christian Althaus, epidemiolog në Universitetin e Bernës, nuk u tregua i befasuar nga ky lajm.
“Rritja ishte tashmë e dukshme në vendet e tjera dhe për këtë arsye gjithashtu pritej edhe në Zvicër”.
Si arsye të mundshme, ai përmend masat e relaksuara të koronës, shtimin e udhëtimeve, variantin e virusit Delta – “dhe, me shumë mundësi, edhe kampionatin evropian të futbollit”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











