Lajme
Zvicër: Protestuesit kërkojnë veprim për ndryshimin e klimës
Mijëra protestues në mbarë botën manifestuan kundër katastrofës klimatike. Edhe në shteti e Zvicrës, në disa qytete pati protesta për këtë dukuri. Në Lozanë, 200 aktivistë klimatikë nga grupi Extinction Rébellion bllokuan urën e Bessières në qendër të qytetit.
Rreth 2.000 njerëz morën pjesë në demonstratat klimatike në qytetet zvicerane të Bazelit, St Gallenit dhe Lozanëve të premten, pasi mijëra protestues të tjerë nga Afrika në Azi u bashkuan në marshime, duke bërë thirrje për veprim mbi ndryshimin e klimës, shkruan gazeta zvicerane “Swissinfo.ch”.
Gjithashtu mbi 1.000 njerëz dolën në rrugët e Bazelit në Zvicrën veriperëndimore, përfshirë shumë të rinj, nërsa St Gallen, në verilindje të vendit, rreth 500 njerëz, përfshirë shumë fëmijë shkollorë, marshuan në rrugët e qytetit, duke kritikuar mungesën e veprimeve nga politikanët zviceranë, bankat dhe bizneset e mëdha.
Po ashtu në Lozanë, 200 aktivistë klimatikë nga Extinction Rébellion u ulën duke bllokuar urën Bessières në qendër të qytetit. Ata i kërkuan Këshillit Federale që të “tregojë të vërtetën” për situatën kritike të klimës. Policia largoi protestuesit dhe rihapi urën në mbrëmje, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










