Lajme

Në Zvicër raportohen 2474 infeksione të reja dhe 53 të vdekur

Sot, (14 janar), janë raportuar 2474 raste të reja me koronavirus nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, me një normë pozitiviteti prej 10.1 për qind, transmeton albinfo.ch.

BAG gjithashtu raporton 53 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin dhe 106 persona u shtruan në spital. /Albinfo.ch