Shkurt.ch
Në Zvicër, së shpejti do të votohet “Me një klik”
Nga viti 2004 deri tash janë bërë më shumë se 200 “prova të suksesshme” në 14 kantone për të votuar në mënyrë elektronike. Këtë e kanë shfrytëzuar para së gjithash zviceranët që jetojnë jashtë vendit
Këshilli Federal i Zvicrës në mbledhjen e mbajtur sot ka pohuar se planifikon krijimin e parakushteve që në të ardhmen të mund të votohet në mënyrë elektronike në gjithë vendin. Por, fillimisht votimi elektronik (E-Voting) do t`u mbetet kantoneve që të vendosin vullnetarisht. Nga ana tjetër qeveria ka vendosur që të ndërpritet angazhimi drejt mundësimit të grumbullimit elektronik të nënshkrimeve për iniciativa të ndryshme “E-Collecting”, shkruan srf.ch.
Nga viti 2004 deri tash janë bërë më shumë se 200 “prova të suksesshme” në 14 kantone për të votuar në mënyrë elektronike. Këtë e kanë shfrytëzuar para së gjithash zviceranët që jetojnë jashtë vendit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa tash Këshilli Federal planifikon që së bashku me kantonet t`i krijojë parakushtet juridike që praktikën e deritashme të natyrës testuese të votimit elektronik ta shndërrojë në një praktikë të rregullt.
Në të ardhmen, E-Voting do të stabilizohet duke u bërë i barasvlershëm me votimin me postë ose me atë në kuti të votimit.
Më tutje Këshilli Federal ka vendosur që të merren hapa për digjitalizimin e plotë të procesit të votimit. Kështu, në të ardhmen dërgimi i fletëve të votimit mund të bjerë tërësisht ose pjesërisht nga kombinimi.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












