Shkurt.ch
Në Zvicër zbulohet kompjuteri gjenetik që shkatërron qelizat e kancerit!
Zbulimin e kanë bërë hulumtuesit nga universiteti ETH i Cyrihut së bashku me ata nga Kolegji Massachusetts Institute of Technology (MIT)
Mediet në Zvicër shkruajnë për mundësinë që shkencëtarët zviceranë të kenë arritur një sukses historik në luftën kundër kancerit. Hulumtuesit nga universiteti ETH i Cyrihut kanë konstruktuar një “kompjuter biologjik”, (ose gjenetik, çip që vendoset në trup të njeriut)i cili i identifikon qelizat kanceroze dhe i shkatërron ato. Ky kompjuter është testuar te kafshët dhe ka arritur rezultate të mira.
Përmes pesë faktorëve të ndryshëm molekularë, përcaktues për këtë sëmundje, kompjuteri konstaton nëse bëhet fjalë për qeliza të shëndosha apo qeliza që përmbajnë kancer, dhe kështu i shkatërron ato me kancer.
Këtë çip e kanë zhvilluar hulumtuesit e ETH me profesorin Yakoov Benenson në krye, së bashku me kolegët e tyre amerikanë nga Kolegji Massachusetts Institute of Technology (MIT). Siç ka thënë për mediet zvicerane dr. Benenson, për këtë arritje ata kanë punuar plot dhjetë vite.
Vendosja e kompjuterit të tillë biologjik në trupin e njeriut duket se ende nuk është afër. Por kjo është punë që mund të realizohet, ka thënë Benenson.
Një problem që do zgjidhje në këtë kontekst është ai se si të vendosen gjenet e huaja në mënyrë efikase dhe të sigurt në trup, duke pasur parasysh që ato duhet të qëndrojnë aty vetëm në mënyrë të përkohshme.
Metodat ekzistuese të natyrës kimike ose përmes viruseve nuk janë të sigurta, sipas shkencëtarëve të ETH, Cyrih.
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë Tragjedia në Austri: Viktimat nga Kosova sot përcillen për në banesën e fundit... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër














