Shkurt.ch
Në Zvicrën frankofone, dënimet më të ashpra se në atë gjermane
Në Zvicrën franceze vetëm 57 për qind të të burgosurve janë liruar pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit. Ndërsa në Zvicrën gjermane nga kjo rregull kanë përfituar 83 për qind të të dënuarve!
Zviceranët që jetojnë në pjesën frankofone të vendit, për të njëjtat delikte marrin dënime më të rënda se ata në zonën gjermane.
Siç konstaton një studim ende i pabotuar por i cituar nga magazina televizive e lajmeve “10vor10”në Zvicrën franceze të dënuarit ndodh më shpesh ta mbajnë dënimin me kohëzgjatje të plotë në krahasim me “kolegët” e tyre të zonës gjermane.
Autorët e studimit ndërkaq kërkojnë që të unifikohet kjo praktikë në gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.
Lirimi me kusht nga vuajtja e dënimit është i rregulluar në mënyrë të qartë me ligj: të burgosurit të cilët i kanë vuajtur dy të tretat e dënimit, duhet të lirohen. Vetëm kur ekziston rreziku i recidivizmit, autoritetet mund të vendosin kundër këtij lirimi. Dhe, siç rezulton nga studimi, në Zvicrën frankofone ato e shfrytëzojnë më shpesh mundësinë për të mos i liruar të dënuarit në fjalë. Gjatë dhjetë viteve të fundit atje vetëm 57 për qind të të burgosurve janë liruar pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, në Zvicrën gjermane nga kjo rregull kanë përfituar 83 për qind të të dënuarve!
Kjo është me të vërtetë problematike dhe mund të çojë në padrejtësi”, ka thënë Thomas Freytag, udhëheqës i studimit. Por ndryshe mendon drejtori për siguri i Gjenevës, Pierre Maudet. “Ne orientohemi nga Franca. Dhe atje është e zakonshme që i burgosuri të vuajë dënimin komplet”, ka thënë ai për +10vor10”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











