Lajme
Nëna duke i shpëtuar fëmijët, mbytet në Ulqin
Kosovarja Dua Dauti-Kadriu, psikologe ka arritur t’i shpëtoj fëmijët, por fatkeqësisht vetë kishte përfunduar në valët e detit. E ndjera, është gjetur pas tri orësh në Plazhin e Madh në Ulqin
Një nënë 36 vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në Ulqin, derisa po mundohej t’i shpëtonte fëmijët e saj që po laheshin në det. Kosovarja Dua Dauti-Kadriu, psikologe ka arritur t’i shpëtoj fëmijët, por fatkeqësisht vetë kishte përfunduar në valët e detit. E ndjera, është gjetur pas tri orësh në Plazhin e Madh në Ulqin, rreth orës 18:40 të së enjtes.
Mësohet se dy fëmijët e saj ishin në ujë, derisa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha. Ajo kishte hyrë për t’i shpëtuar fëmijët, kishte arritur t’i nxjerrë ata, por vetë kishte mbetur në ujë, njofton Klan Kosova. Dua Dauti-Kadriu do të varroset sot në Prizren, rreth orës 17.
Kjo është viktima e parë nga Kosova që ka vdekur tragjikisht në Ulqin, gjatë kësaj vere.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












