Shkurt.ch
Nënë e babë humbin jetën në aksident, dy fëmijët, të lënduar rëndë
Kryefamiljari ka qenë i vdekur në kohën kur kanë ardhur forcat e shpëtimit ndërsa e shoqja, 37 vjeçare, ka vdekur më vonë në spitalin e Sitten-it
Një aksident që ka ndodhur të shtunën në Martigny të kantonit Valis, ka qenë fatal për një çift rus. Dy fëmijët e tyre kanë shpëtuar, me lëndime të rënda, njofton Policia Kantonale. Mendohet se makina e çiftit ka rrëshqitur nga rruga për shkak të borës që kishte mbuluar rrugën.
Ngasësi i makinës, një burrë 36 vjeçar, kishte dashur të ndalonte në një vend pushimi skaj rrugës, ka konstatuar policia. Por duke e bërë këtë veprim, makina ka rrëshqitur nga rruga. Pasi është rrotulluar disa herë, ajo është ndalur rreth 225 metra larg nga vendi i rrëshqitjes. Kryefamiljari ka qenë i vdekur në kohën kur kanë ardhur forcat e shpëtimit ndërsa e shoqja, 37 vjeçare, ka vdekur më vonë në spitalin e Sitten-it.
Fëmijët, një vajzë 15 dhe një djalë 11 vjeç janë transportuar me helikopter në spital në Sitten dhe prej aty në Inselspital të Bernës. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.
(Foto: Kapo Walis)
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











