Lajme
Nënpresidentja amerikane: Mundësi reale për luftë në Evropë
Duke folur për mediat në Konferencën e Sigurisë në Munih, nënpresidentja Harris u bëri thirrje të gjithëve që të ndalen për “një çast për kuptuar rëndësinë e asaj për të cilën po flasim”, në lidhje me trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit ukrainas.
“Kanë kaluar mbi 70 vjet dhe gjatë këtyre 70 vjetëve, siç e përmenda dje, ka pasur paqe dhe siguri. Ne po flasim për mundësinë reale të luftës në Evropë”, tha ajo, përcjell Albinfo.ch.
Harris ritheksoi se një zgjidhje diplomatike ishte ende zgjidhja e preferuar për çështjen e pushtimit të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.
Udhëheqësit perëndimorë paralajmërojnë se Rusia është e gatshme të sulmojë Ukrainën fqinje, e cila është e rrethuar nga tri anët me rreth 150,000 ushtarë, avionë luftarakë dhe pajisje ushtarake ruse.
Rusia mbajti stërvitje bërthamore të shtunën në Bjellorusinë fqinje dhe po vazhdon stërvitjet detare në brigjet e Detit të Zi.
Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane po pretendojnë për muaj të tërë se Rusia po përpiqet të krijojë pretekst për të pushtuar Ukrainën dhe janë kërcënuar me sanksione masive dhe të menjëhershme nëse ndodh një gjë e tillë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të zgjedhë një vend për t’u takuar dhe për të diskutuar zgjidhjen e krizës.
Rusia ka mohuar të ketë plane për pushtimin e Ukrainës./VOA
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz











