Lajme
Nënshkruhet kontrata për pasaportat biometrike
Kontrata ka vlerë prej 14,127,003.24 euro. Pas katër muajve pritet të arrijë kontingjenti i parë me pasaporta biometrike.
Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshrkuar sot një kontratë për prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninë austriake, OESD.
Nga të gjithë ofertuesit ekonomikë që kanë aplikuar për këtë tender, fitues është shpallur kompania OESD, që i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në tender, thuhet në komunikatën për shtyp të MPB-së.
Pas nënshkrimit të kontratës, me vlerë 14,127,003.24 euro, brenda një muaji do të vendoset për dizajnin e pasaportave biometrike dhe masat e sigurisë, ndërsa pas katër muajve pritet të arrijë kontingjenti i parë me pasaporta biometrike.
Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 viteve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të pajisen me pasaporta biometrike, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












