Kosova
Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e romingut në vendet e Ballkanit
Në Samitin e dytë Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova. Në Beograd, po merr pjesë një delegacion, që po kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili e ka nënshkruar këtë pakt.
Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti.
Kohë më parë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte thënë se vendosja e taksës doganore nga Qeveria e Kosovës, ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, nuk ka ndikuar në tregtinë ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës, por ka rrezikuar të gjitha marrëveshjet rajonale, të cilat janë planifikuar të nënshkruhen, transmeton REL, përcjell albinfo.ch
Marrëveshja e romingut pritet të zbatohet në tërësi në korrikun e vitit 2021, kurse reduktimet në uljen e tarifave pritet të nisin nga 1 korriku i këtij viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës Spiropali, ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Zvicër
-
EuroAirporti prezanton “check-in” automatik Pasagjerët e linjave ajrore të zgjedhura tani mund të regjistrohen automatikisht në EuroAirport Basel-Mulhouse. Linjat e... -
Zvicër: Iniciativë e re kundër tolerancës zero ndaj alkoolit -
Zjarri në Crans-Montana ka pasur pak ndikim në turizmin zviceran -
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht













