Integrimi
Nënshtetësi, nëse investon në BE
Vende të ndryshme të Evropës kanë politika të ndryshme imigracioni sa i përket natyralizimit
Shteti i Qipros planifikon të shpërbleje rusët e pasur, që investojnë atje duke iu dhënë nënshtetësinë qipriote. Por edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian kërkojnë të bëjnë një gjë të tillë për të pasurit.
Me marrjen e nënshtetësisë së BE-së, gjithashtu të krijohen mjaft lehtësira për biznes në Evropë. Në të ardhmen, për të marrë një pasaportë të Qipros duhet të investosh atje tre milionë euro.
Deri tani ka qenë e mundur të “blihej” një pasaportë qipriotë, por kandidatët duhej të investonin të paktën 15 milionë euro në pesë vjet. Jan Philipp Albrecht rregulla të tilla i sheh si të papërshtatshme. Politikani i Partisë së Gjelbër kërkon rregulla të njëjta për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
“Unë mendoj ka gjithmonë dyshime kur vendet vendosin në mënyrë arbitrare dhënien e shtetësisë, e kjo veçanërisht në vendet e BE. Në Evropë ka shumë njerëz që janë në pritje të natyralizimit dhe të gjithë duhet të trajtohen njësoj”, tha Albrecht në një intervistë për DW.
Vende të ndryshme të Evropës kanë politika të ndryshme imigracioni. Në Irlandë, prioritet në vitin 2001 ishte ekonomia, nënshtetësia mund të merrej shumë lehtë nëse investoje në vend.
Tani një investim prej 500 mijë eurosh për një projekt publik mund të sigurohet vetëm leja e qëndrimit. Në Portugali, imigracioni është i lidhur me blerjen e një prone dhe Spanja kërkon të institucionalizojë një gjë të tillë.
Plani është që kushdo që mund të blejë një pronë minimumi 160 mijë euro, do të pajiset me leje qëndrimi. Në Hungari mund të marrësh nënshtetësinë nëse blenë bonot e shtetit dhe blerësit më të shumtë janë nga Rusia, Kina dhe India.
Por, vendi që bën përpjekjen më të madhe të tërheqë klientë është Austria. Qeveria atje sipas ligjit ka të drejtë të japë nënshtetësinë dikujt “për shkak të shërbimeve që ai jep, arritjeve të tij dhe kontributit të tij të ardhshëm në interesin e veçantë të Republikës”.
Për shembull mediet thonë se një investitor saudit dhe këngëtarja ruse Anna Netrebko morën pasaportën austriake në këtë mënyrë.”Unë mendoj se është problematike, por nuk ka rrezik për Bashkimin Evropian”, thotë Dietrich Thränhardt, profesor në Universitetin e Mynsterit dhe specialist në politikat e emigracionit.
Ka pasur vetëm një numër të vogël të njerëzve që kanë marrë nënshtetësinë në mënyrë të tillë, thotë ai në një intervistë për DW. Asnjeri nuk është natyralizuar në Austri në vitin 2012 për shkak të investimeve, sipas Statistics Austria.
Në kontrast me të gjithë ata që ndjekin rregullat normale të natyralizimit, Austria është mes vendeve ku marria e nënshtetësisë është më e vështirë. Pagesat janë shumë të larta dhe koha pritjes shumë e gjatë.
“Duke parë politikat e imigracionit të Bashkimit Evropian në tërësi, vëmë re se të gjithë vendet krijojnë lehtësira për ata që sjellin të ardhura të mira”, thotë Thränhardt. Ndërsa Gjermania ka procedura më të lehta për njerëzit e kualifikuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












