Kosova
Nesër betohen edhe dy kryetarët e komunave veriore
Bëhet e ditur se këtë të enjte do të betohen edhe dy kryetarë të zgjedhur së fundmi në veri të Kosovës. Kryetarët që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zveçan e Zubin Potok betimin do ta bëjnë në objekte publike për shkaqe sigurie, përcjell albinfo.ch.
Dy kryetarët e zgjedhur nga radhët e PDK-së, në Zveçan e Zubin Potok, do ta bëjnë betimin të enjten, më 25 maj.
Procedurën e betimit do ta bëjnë në objekte publike me fillim prej orës 10:00.
Kështu ka konfirmuar sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, i cili tha se në koordinim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, janë ndërruar datat dhe vendet për shkaqe sigurie.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca të martën ka folur për deklaratën e ambasadorit Hovenier, i cili kishte deklaruar se pret nga kryetarët e rinj që të marrin rol teknik dhe jo politik.
“Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me kushtetutë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata nuk do të kenë as më pak, por as më shumë. Më pak do të ishte e paligjshme, më shumë do të ishte grabitje e kompetencave. Ne jemi shtet demokratik dhe po pretendojmë me funksionuar me Kushtetutë me ligje…”, deklaroi Konjufca.
Nga katër kryetarët e zgjedhur më 23 prill, deri tash është betuar vetëm kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Tre kryetarët e tjerë të komunave veriore kanë kohë deri më 28 maj që ta japin betimin, në të kundërtën e humbasin mandatin.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












