Lajme
Nesër fillon regjistrimi i studentëve në UP
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" do të pranojë rreth 12 mijë studentë. Ndërkohë, konkursi do të jetë i hapur deri më 23 korrik.
Konkursi pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për vitin akademik 2013-14, pritet që të shpallet nesër. Sipas analizave të bëra nga njësitë akademike, Universiteti i Prishtinës do të pranojë rreth 12 mijë studentë. Ndërkohë, konkursi do të jetë i hapur deri më 23 korrik.
Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit Ibrahim Gashi, tha se më 26 dhe 27 do të mbahen provimet pranuese, kurse me 30 korrik shpallja e rezultateve, shkruan gazetaexpress.com.
Sipas Kastratit, gjatë këtij viti pritet të rritet numri i studentëve në ato fakultete ku vitet e kaluara ka pasur më shumë interesim, siç janë: Edukimi, Ekonomiku, Juridiku dhe Mjekësia. Ai tha se kjo rritje e numrit varet edhe nga vendimi zyrtar i Ministrisë së Arsimit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












