Lajme
Nesër Zvicra hap kufijtë, ku mund të shkoni
Këshilli Federal i Zvicrës miratoi një plan të mëparshëm nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) për të hequr shtetet e Shengenit nga lista e vendeve me rrezik të lartë, dhe për të rivendosur të drejtat e lëvizjes së lirë në Zvicër nga 15 qershori 2020, përcjell albinfo.ch.
Të gjitha kufizimet e vendosura për personat që hyjnë në Zvicër nga Zona e Shengenit do të hiqen nga kjo datë.
Kjo përfshin ndalimin e importit të mallrave për përdorim privat që janë blerë në një udhëtim jashtë vendit. Përveç kësaj, të gjitha vendkalimet kufitare që janë mbyllur aktualisht do të rihapen, përcjell tutje albinfo.ch.
Për më tepër, lëvizja e plotë e lirë e personave do të rikthehet me të gjitha shtetet e BE/EFTA-s dhe me Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën datë.
Gjashtë vendet jo-Shengen, Bullgarisë, Irlandës, Kroacisë, Rumanisë, Qipros dhe Mbretërisë së Bashkuar, do të mbeten në listën e rrezikut të lartë pas 15 qershorit 2020, që do të thotë se kufizimet do të vazhdojnë të zbatohen për shtetasit e vendeve të treta që dëshirojnë të hyjnë në Zvicër nga këto vende.
Sidoqoftë, personat me të drejta të lëvizjes së lirë nga këto kombe do të lejohen të hyjnë përsëri në Zvicër nga 15 qershori i vitit 2020. Kjo përfshin shtetasit e këtyre gjashtë vendeve, anëtarët e familjes së tyre pavarësisht nga kombësia e tyre dhe shtetasit e vendeve të treta që janë vendosur në Zvicër për një maksimum 90 ditë në çdo vit nga një kompani me qendër në këto vende.
Disa shtete të tjera të Shengenit kanë njoftuar tashmë se do të rihapin kufijtë e tyre në 15 qershor 2020, pwrcjell tutje albinfo.ch.
Udhëtimi midis Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të mbetet subjekt i kërkesave të karantinës në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga 8 qershori 2020, Mbretëria e Bashkuar filloi të zbatojë një karantinë 14-ditore për ata që hyjnë në vend, përfshirë gati të gjithë qytetarët e MB dhe banorët e MB. Ata që thyejnë karantinën përballen me gjobë prej 1.000 funte.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














