Nestlè, e dhjeta në botë
Vlera e aksioneve të Nestlè-s, siç shkruan revista ekonomike gjermane "Handelsblatt" është 160 miliardë euro
Koncerni i madh zviceran i industrisë ushqimore Nestlè është radhitur në vendin e dhjetë në mesin e ndërmarkjeve të mëdha botërore, sa i përket çmimit që ua përcakton tregu. Vlera e aksioneve të Nestlè-s, siç shkruan revista ekonomike gjermane “Handelsblatt” është 160 miliardë euro.
Në vendin e parë, si ndërmarrja më e shtrenjtë, është shpallur koncerni amerikan i naftës Exxon Mobil me një vlerë aksionesh prej 280 miliardë eurosh. Vendin e dytë në këtë ranglistë e ka zënë koncerni kinez Petrochina ndërsa të tretin koncerni amerikan i kompjuterëve Apple. Ngritjen më të madhe e ka realizuar kjo e fundit (Apple) e cila vetëm një vit më parë nuk bënte pjesë as në mesin e dhjetë ndërmarrjeve më me vlerë të botës.
Nga ndërmarrjet zvicerane, vende të larta në këtë ranglistë botërore kanë zënë edhe ndërmarrjet farmaceutike si Novartis që radhitet në vendin e njëzeteshtatë dhe Roche, në vendin e dyzetë.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











