Lajme
Netflix bllokon ndarjen e fjalëkalimit në Itali
Fundi i ndarjes së fjalëkalimit të llogarisë personale në Netflix me miqtë apo të afërmit është zyrtar edhe në Itali.
Mbrëmjen e djeshme platforma e transmetimit të videove iu ka dërguar një e-mail të gjithë abonentëve.
“Llogaria e Netflix është e destinuar për një familje të vetme, pra ju dhe ata që jetojnë me ju. Të gjithë në familjen tuaj mund të shikojnë Netflix kudo që të duan (në shtëpi, në lëvizje, me pushime) dhe të përfitojnë nga veçoritë e reja si Transferimi i Profilit”, thuhet në njoftim, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Kushdo që nuk është pjesë e “familjes”, pra që nuk jeton nën të njëjtën çati, është ekstra përdorues dhe do të duhet të paguajë një kosto shtesë prej 4.99 në muaj”, thuhet në këtë mesazh.
Rregullat e reja të Netflix i japin fund praktikës së “password sharing”. “Duke filluar nga sot, ne do të fillojmë t’u dërgojmë këtë e-mail abonentëve në Itali që ndajnë fjalëkalimin e llogarisë së tyre të Netflix jashtë shtëpisë së tyre”, sqaron kompania.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri












