Lajme
Netflix mund të kufizojë shpërndarjen e fjalëkalimit
Netflix po teston një tipar që u kërkon shikuesve të verifikojnë se ndajnë një familje me mbajtësin e llogarisë, tha kompania të enjten, një veprim që mund të çojë në një ndalesë të ndarjes së fjalëkalimeve, shkruan “Reuters”
Një numër i vogël i përdoruesve të Netflix po marrin një mesazh që u kërkon atyre të konfirmojnë se jetojnë me pronarin e llogarisë duke futur detaje nga një mesazh me tekst ose email dërguar pronarit.
Shikuesit mund të vonojnë verifikimin dhe të vazhdojnë të shikojnë Netflix. Mesazhi mund të rishfaqet kur ata hapin përsëri Netflix dhe përfundimisht mund të kërkohet që ata të hapin një llogari të re për të vazhduar transmetimin.
“Ky test është krijuar për të siguruar që njerëzit që përdorin llogari Netflix të jenë të autorizuar ta bëjnë këtë”, tha një zëdhënës i Netflix-it.
Kushtet e shërbimit të Netflix thonë se përdoruesit e një llogarie duhet të jetojnë në të njëjtën familje, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












