Lajme
Netflix rrit përsëri çmimet e abonimeve zvicerane
Abonentët e Netflix në Zvicër së shpejti do të paguajnë më shumë për të parë ofertat e tij, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse numri i përdoruesve zviceranë është rritur, shërbimi streaming ka vendosur të rrisë listën e çmimeve, me përjashtim të abonimit bazë.
Abonimi standard, në rezolucion HD dhe i përdorshëm në dy pajisje, tani kushton 18,90 franga mujore në vend të 16,90 frangave. Sa i përket abonimit Premium, ai shkon nga 21.90 në 24.90 franga. Rezolucioni HD dhe transmetimi në katër pajisje përfshihen gjithashtu në këtë abonim, transmeton tutje albinfo.ch.
Abonimi bazë në rezolucionin SD, i cili mund të përdoret vetëm në një pajisje, mbetet i njëjtë, me 11.90 franga.
Çmimet e abonimit tashmë ishin rritur në vitin 2019.
“Ne i ndryshojmë çmimet tona herë pas here, në mënyrë që të zgjerojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht gamën tonë të serialeve, filmave dhe shfaqjeve, si dhe cilësinë e shërbimit tonë”, tha zëdhënësi i Netflix. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër Zvicra ka shumë rregulla (të shkruara dhe jo) rreth asaj që është një sjellje e pranueshme... -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër













