Lajme
Neuchâtel miraton kontraceptivët falas për të rinjtë nën 30 vjeç
Këshilli i Madh i kantonit Neuchâtel ka miratuar një mocion popullor që synon ofrimin e kontraceptivëve falas për të rinjtë nën 30 vjeç. Vendimi u mor të martën me 50 vota pro, 48 kundër dhe një abstenim, duke shkuar kundër rekomandimit të qeverisë kantonale për ta refuzuar.
Mocioni u iniciua nga Rinija Socialiste dhe u mbështet nga 397 qytetarë. Ai i kërkon Këshillit të Shtetit të krijojë baza ligjore për të garantuar që çdo person nën 30 vjeç në kanton të ketë qasje pa pagesë në mjetet kontraceptive.
Arsyetimi i iniciuesve
Sipas autorëve të mocionit, “qasja në kontraceptivë nuk duhet të jetë as luks, as privilegj”. Ata theksojnë se kjo është një çështje e shëndetit publik, e barazisë gjinore dhe e drejtësisë sociale. Në argumentimin e tyre, Rinija Socialiste e Neuchâtel-it vëren se çmimi i kontraceptivëve në Zvicër është deri në 14 herë më i lartë se në vendet fqinje.
Rezerva nga qeveria
Këshilli i Shtetit e kundërshtoi tekstin, duke e konsideruar “shumë të gjerë për të arritur në mënyrë efektive objektivin”. Megjithatë, autoritetet shprehën gatishmëri për të hapur një diskutim të fokusuar mbi ndikimin e kontraceptivëve në shëndetin publik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











