Sport
New York Times: Shtatorja e Majlinda Kelmendit vendoset në qytetin e saj
“Normalisht shtatoret ngrihen për t’i nderuar personat që kanë ndërruar jetë. T’i ngritësh shtatore një personaliteti i cili është ende gjallë është një nder i jashtëzakonshëm që e gëzojnë shumë pak persona. Majlinda Kelmendi është një nga ato përjashtime”.
Vendosja e shtatores së Majlinda Kelmendit në qytetin e Pejës ka kapur vëmendjen e gazetës më prestigjioze amerikane, New York Times.
Kjo gazetë ka shkruar se atletja e parë nga Kosova që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike, tashmë është bërë me shtatore në vendlindjen e saj.
Qindra njerëz, duke përfshirë Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Viser, duruan shiun vetëm për ta parë nga afër shtatoren e bronztë të Kelmendit duke u zbuluar, shkruan New York Times, transmeton Klan Kosova.
“Normalisht shtatoret ngrihen për t’i nderuar personat që kanë ndërruar jetë. T’i ngritësh shtatore një personaliteti i cili është ende gjallë është një nder i jashtëzakonshëm që e gëzojnë shumë pak persona. Majlinda Kelmendi është një nga ato përjashtime”, ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos në faqen zyrtare.
Shtatorja i ka kushtuar federatës kombëtare rreth 200 mijë euro dhe u skalit na dyshja artistike Gillie and Marc në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit












