Lajme
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu që gjatë vitit do të mundësohet ndryshimi i modeleve të sigurimit shëndetësor për të përfituar nga një alternativë më e favorshme.
Aktualisht, të siguruarit që mund të zgjedhin lirisht ofruesit e tyre (zgjedhja e lirë e mjekut) dhe zbritjet e tyre kanë mundësinë e ndryshimit të sigurimit në një model me një zgjedhje të kufizuar ofruesish (modeli alternativ) vetëm në fund të vitit.
Tash e tutje, të siguruarit do të përfitojnë nga një fleksibilitet më i madh, tha qeveria në një njoftim për shtyp. Ata do të mund të zgjedhin gjatë vitit për një model si mjeku i familjes, HMO ose këshilla fillestare me telefon, e cila është më e favorshme, brenda fondit të tyre të sigurimit shëndetësor, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, nuk është ende e mundur të bashkohesh me një sigurues tjetër gjatë vitit dhe as të kalosh nga një model alternativ në tjetrin me të njëjtin sigurues. Ndryshimi u drejtohet veçanërisht policave, mjetet financiare të të cilëve kanë ndryshuar dhe që kërkojnë të ulin barrën e primeve të tyre.
Analizat laboratorike
Dy dispozita të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 janar. Njëra ka të bëjë me faturimin e analizave laboratorike. Në të ardhmen, kur ekzistojnë tarifa fikse të negociuara nga partnerët tariforë për disa trajtime ambulatore, analizat laboratorike duhet të përfshihen në këto tarifa fikse dhe të mos faturohen më veçmas, shkruan RTS.
Amendamenti tjetër ka të bëjë me komunikimin ndërmjet siguruesve dhe kantoneve. Ai synon të detyrojë siguruesit që t’u komunikojnë kantoneve shumën e pagesave të kompensimit në rast të një reduktimi vullnetar të rezervave.
Këto dispozita zbatojnë pjesën e parë të programit të kontrollit të kostove shëndetësore.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











