Lajme
Nga 9 deri në 54 euro paguhet ora e punës në BE
Në vitin 2023 kostot mesatare për orë të punës në gjithë ekonominë u vlerësuan të jenë 31.8 euro në BE dhe 35.6 euro në Eurozonë, krahasuar me 30.2 euro dhe 34.0 euro, përkatësisht në vitin 2022.
Kostot më të ulëta të punës për orë në Bullgari, e më të lartat në Luksemburg
Kostot mesatare për orë të punës, maskojnë boshllëqe të konsiderueshme midis vendeve të BE-së, me kostot më të ulëta të punës për orë të regjistruara në Bullgari (9,3 euro), Rumani (11,0 euro) dhe Hungari (12,8 euro), ndërsa më të lartat në Luksemburg (53,9 euro), Danimarkë (48.1 euro) dhe Belgjikë (47.1 euro).
Kostot e punës për orë në industri, ishin 32.2 euro në BE dhe 38.0 euro në Eurozonë. Në ndërtim ato ishin përkatësisht 28.5 euro dhe 31.9 euro. Në shërbime, kostot e punës për orë varionin midis 31,8 euro në BE dhe 34,8 euro në Eurozonë. Në ekonominë kryesisht jotregtare (pa përfshirë administratën publike), ato ishin përkatësisht 32.4 euro dhe 35.7 euro.
Pjesa e kostove të tjera më e larta në Suedi dhe Francë
Dy komponentët kryesorë të kostove të punës, janë pagat dhe kostot e tjera të lidhura me to (p.sh. kontributet shoqërore të punëdhënësve). Pjesa e kostove të tjera në kostot totale të punës, për të gjithë ekonominë, ishte 24.7% në BE dhe 25.5% në Eurozonë. Përqindjet më të ulëta të kostove të tjera u regjistruan në Maltë (1.4%), Rumani (5.0%) dhe Lituani (5.4%) dhe më të lartat në Suedi (32.2%) dhe Francë (31.9%).
Kostot e punës për orë u rritën me 5.3% në BE midis 2022 dhe 2023
Në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, kostot e punës për orë në të gjitha ekonomitë, të shprehura në euro, u rritën me 5,3% në BE dhe me 4,8% në Eurozonë.
Brenda Eurozonës kostot e punës për orë u rritën në të gjitha vendet. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Kroaci (+14.2%), Lituani (+12.4%) dhe Estoni (+11.7%).
Për vendet e BE-së jashtë Eurozonës, kostot e punës për orë, të shprehura në monedhë kombëtare, u rritën në vitin 2023 në të gjitha vendet, me rritjen më të madhe të regjistruar në Hungari (+17.0%), Rumani (+16.5%), Bullgari (+14.0%) dhe Poloni (+12,4%). Më së paku u rritën në Danimarkë (+2,7%). / Eurostat
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave














