Lajme
Gjykata Federale i ul kosovarit dënimin: Nga burgu i përjetshëm, në 4 vjet burg
BGH i është referuar një deklarate nga i pandehuri se ai po udhëtonte në një rrugë në të cilën kishte përparësi të dukshme
Një 22-vjeçar duke ngarë me shpejtësi marramendëse makinën e tij me 600 kuaj fuqi gjatë një gare nëpër një zonë të banuar – kishte shkaktuar vdekjen e një gruaje të papërfshirë në garë, shkruan press24.net.
Gjykata e Landit e kishte dënuar kosovarin me burg të përjetshëm për vepër penale të vrasjes, por Gjykata Federale (BGH) ka ndërhyrë, transmeton albinfo.ch. Në procesin e sapohapur, i akuzuari tani ka kaluar shumë më lehtë. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se ai po voziste në një rrugë ku kishte përparësi, në Moers am Niederrhein.
I pandehuri tashmë 24-vjeçar u dënua me katër vjet burg. Kjo u njoftua nga një zëdhënëse e gjykatës pas shpalljes së vendimit, transmeton albinfo.ch. Vendimi i ri i Gjykatës së Landit, në Kleve, është dukshëm më i butë se dënimi i përjetshëm i vendosur nga gjyqtarët në shkurt të vitit 2020.
Një shofere 43-vjeçare e rastit pati pësuar dëmtime fatale në prill të vitit 2019 kur makina e fuqishme e të riut qe përplasur me makinën e saj.
Por, Gjykata Federale e Drejtësisë (BGH) kishte shfuqizuar dënimin për vrasje ndaj shoferit sepse gjykatësit e gjykatës më të lartë të Gjermanisë nuk kishin gejtur prova të mjaftueshme që i riu të ketë vepruar me dashje.
Me vendimin e ri, Gjykata e Landit ka ndjekur po këtë pikëpamje dhe e ka dënuar të pandehurin vetëm për garë të paligjshme të automjeteve, me pasojë vdekjen.
I pandehuri kryesor, i cili ishte 22 vjeç në kohën e krimit, kishte ngarë 167 kilometra në orë makinën e tij 600 kf përmes një zone banimi në Moers, ku lejoheshin vetëm 50 km.
Kur një grua e papërfshirë kishte dalë nga një rrugë anësore me makinën e saj të vogël, kosovari nuk kishte mundur të frenonte më dhe e kishte goditur me shumë forcë. Gruaja kishte vdekur nga dëmtimi i trurit si rezultat i përplasjes, thotë gjykata.
BGH i është referuar një deklarate nga i pandehuri se ai po udhëtonte në një rrugë në të cilën kishte përparësi të dukshme dhe për këtë arsye kishte besim se nuk do të mund të ndodhte ndonjë aksident, përcjell albinfo.ch. Gjykata nuk e ka vlerësuar sa duhet këtë deklaratë në diskutimet e saj.
I pandehuri i dytë gjegjësisht “bashkëgaruesi” i të pandehurit kryesor, ishte dënuar me tre vjet e nëntë muaj. Kjo masë dënimi i është konfirmuar nga BGH.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga kantoni në kanton, duke krijuar dallime në... -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët -
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë














