Kosova
Nga do t`ia mbajmë për pushime këtë verë?
Këtë pyetje veçanërisht për diasporën, e bën më “legjitime” fakti se gjatë dy verave të kaluara, për shkak të pandemisë, pushimet verore kanë qenë të cunguara

Vera ka ardhur dhe me të, edhe pushimet që shumica i identifikojnë me ardhjen e kësaj stine. Prandaj, këto ditë dhe në ditët e javët në vazhdim “në rend dite” do të jetë me të drejtë pyetja: Ku do të shkojmë për pushimet verore!
Këtë preokupim, veçanërisht për diasporën, e bën edhe më “legjitim” fakti se gjatë dy verave të kaluara, për shkak të pandemisë, pushimet verore që kryesisht lidhen me vizitat në vendlindje, kanë qenë të cunguara. Po për këtë shkak shkuarjet në atdhe kanë qenë të kufizuara edhe gjatë stinëve të tjera të vitit. Prandaj, është shumë reale të pritet që këtë verë të ketë një fluks më të madh se zakonisht – nga Zvicra – drejt Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Luginës së Preshevës.
Pikërisht këtë preokupim të mërgatës sonë, pushimet e merituara verore i ka në fokus numri më i ri i magazinës albinfo.ch. “Bjeshkët e Kosovës, në pritje për t’u shijuar”, shkruan gazetari ynë duke prezantuar përmes fotografive të mjeshtërve të këtij arti, bukurinë magjepsëse të bjeshkëve kosovare. Rugova, Bjeshkët e Nemuna ose Alpet Shqiptare, Sharri plak, na joshin me bukurinë dhe freskinë që ofrojnë në këto ditë me vapë, thuhet më tutje në tekst. Jo që kjo bukuri nuk njihet, por ajo duhet të eksplorohet më shumë, të vizitohet nga mërgimtarët, të cilët të shumtën e rasteve gjatë pushimeve, nëse nuk shkojnë në det, “bëhen robër” të dasmave dhe kotësisë së qëndrimit në shtëpi.
Bregdeti shqiptar, në veçanti ai i jugut, është gjithmonë pika e parë e itinerarit të pushuesve nga diaspora. Albinfo.ch ka hedhur një vështrim në rivierën shqiptare (të jugut) dhe njëherësh ka intervistuar njerëz kompetentë për turizmin në Shqipëri. Nga kjo dalin disa hollësi që ia vlen t`i njohim kur kemi ndërmend t`ia mësyjmë bregdetit. Fjala është për problemet me gjetjen e punëtorëve sezonalë të turizmit dhe për rrjedhojë, shërbimin në lokalet hoteliere që jo gjithnjë shkëlqen… Megjithatë, vizita në bregdetin e mrekullueshëm shqiptar dhe bërja plazh në pikat e preferuara të tij, si Saranda, Vlora, Durrësi, Shëngjini etj., mbetet një “domosdo” në itinerarin e pothuaj të gjithë shqiptarëve nga diaspora.
Po kështu edhe për kushtet e pushimit në Ulqin, në destinacionin tradicional të shqiptarëve të Kosovës dhe të diasporës para se “të zbulohej” Shqipëria, kemi marrë informata nga dora e parë. Sipas përgjegjësit të atjeshëm për turizëm, “Ulqini nuk do të na zhgënjejë as në verën 2022“… E qartë, punë e tij është të promovojë turizmin në qytetin e tij, siç është punë e autoriteteve të qytetit që të kujdesen edhe për infrastrukturën dhe mikpritjen atje. Ulqini, me kalanë e tij impozante, me plazhin e vogël dhe plazhet e mëdha gjithsesi mbetet një nga perlat më të bukura në gjerdanin e qyteteve bregdetare shqiptare.
Ky numër, veç temës bosht, që kësaj radhe është turizmi në trojet shqiptare, si zakonisht përmban edhe tema të tjera që preokupojnë bashkatdhetarët tanë dhe jo vetëm.
Duke shpresuar se secili do të gjejë diçka për vete në këtë numër magazine, albinfo.ch ju dëshiron pushime të bukura, çlodhëse dhe eksploruese, në atdhe!
Blerim Shabani, redaktor përgjegjës i revistës albinfo.ch
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro Mentori, prej rreth 30 vitesh jetonte në Hamburg, Gjermani, ku kishte bërë emër si piktor dhe...
-
Pak para përfundimit të dënimit, humb jetën 37-vjeçari shqiptar në burgun e Zvicrës
-
“Smartycom AG”, kompania e vetme shqiptare në panairin “Home Fair” në Zvicër
-
Nga cilat shtete kanë origjinën remitencat në Shqipëri?
-
Shqiptari arrestohet në Britani, akuzohet se vrau një rumun
Jeta në Zvicër
-
Pse ChatGPT është i rrezikshëm? Kriminelët, sipas tij, mund të përdorin ChatGPT për të ndërhyrë ndjeshëm procesin e hetimit në zona...
-
Dënohen 4 bankierë në Zvicër, pasi ndihmuan mikun e ngushtë të Putinit të fshihte paratë
-
Valis
Vozit në gjendje të dehur, veturën me 3 rrota
-
Aeroporti i Gjenevës, me fitime të mëdha
-
Pse Amnesty International kritikon Zvicrën