Kosova
Nga e hëna rikthehet vapa afrikane në Kosovë, temperaturat mbi 35 gradë
Në ditët e ardhshme pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale edhe mbi 35C
Nga fillimi i javës së ardhshme, vapa afrikane do të arrijë në vendin tonë.
Sipas Weather Prishtina, krahas ngritjes së temperaturave, mundësi për rrebeshe të shkurta shiu priten edhe ditën e hënë, kryesisht përreth viseve malore.
“Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë vlerave të pranueshme, e me depërtimin e vapës afrikane, mbi rajon do të shtrihen edhe koncentrime të pluhurit saharian, që mund të rrisin vlerat e indeksit edhe në mesatare, e po ashtu edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të shënojnë rritje që shtynë indeksin në vlera mesatare”, thuhet në njoftim.
Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta. E në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje, nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s. Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












