Lajme
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal. Një shembull i ri vjen nga qyteti i Yverdon-les-Bains, ku çifti Nexhmije Bruti dhe Taulant Bruti janë zgjedhur në Këshillin Komunal të këtij qyteti.
Të dy kandiduan nën ngjyrat e Partisë Socialiste (PS) dhe arritën të fitojnë besimin e qytetarëve për të përfaqësuar interesat e tyre në këtë institucion lokal. Zgjedhja e tyre është veçanërisht simbolike, pasi bëhet fjalë për një çift që do të kontribuojë së bashku në vendimmarrjen komunale të qytetit.
Për Nexhmije dhe Taulant Brutin, ky mandat përfaqëson një përgjegjësi të rëndësishme dhe një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e qytetit ku jetojnë dhe veprojnë prej vitesh. Ata shprehen të motivuar për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe për të mbështetur iniciativa që përmirësojnë jetën në komunitet.
Yverdon-les-Bains, i vendosur në kantonin Vaud, është një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit të Jurës dhe liqenit Neuchâtel. Qyteti është i njohur për historinë e tij të lashtë, që daton që nga periudha romake, si dhe për burimet termale që e kanë bërë atë një destinacion të njohur kurativ dhe turistik në Zvicër. Me një traditë të gjatë në arsim, kulturë dhe inovacion, Yverdon-les-Bains sot është një qytet dinamik dhe multikulturor.
Zgjedhja e dy përfaqësuesve me origjinë shqiptare në Këshillin Komunal të këtij qyteti pasqyron edhe realitetin gjithnjë e më të larmishëm të shoqërisë zvicerane dhe rolin në rritje të diasporës shqiptare në jetën politike dhe publike të vendit.
E-Diaspora
-
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon Më 8 mars 2026 u mbajtën zgjedhjet komunale në Opfikon (Glattbrugg–Glattpark), ku qytetarët votuan për përfaqësuesit... -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus”
Jeta në Zvicër
-
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon Më 8 mars 2026 u mbajtën zgjedhjet komunale në Opfikon (Glattbrugg–Glattpark), ku qytetarët votuan për përfaqësuesit... -
Furra tradicionale në Cyrih mbyll degën pas vetëm një viti -
Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone -
Cyrihu i jep fund tramvajeve me dysheme të lartë -
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër












