Jeta në Zvicër
Nga frangu i fortë kanë pësuar punëtorët
Pas heqjes së kufizimeve të euros ndaj frangut, sipas një studimi nga ana e sindikatës Unia, me masat e krizës që janë ndërmarrë më së shumti janë goditur punëtorët e zakonshëm.
Për punëtorët viti 2015 ishte i vështirë: shkurtim orari të punës dhe paga të dobëta. Nga ana tjetër, shumë menaxherë ishin në gjendje të gëzojnë rritje të pagave, përcjell albinfo.ch.
90 shkurtime të vendeve të punës në Visp, janë rritur pagat e bosëve me 60 për qind, në 3.9 milionë franga zvicerane.
Georg Fischer ka zgjatur kohën e punës për 1300 punëtorë, paga e shefit ishte rritur për 20 për qind, në 2.8 milionë franga zvicerane.
Siç raporton SRF, ekonomisti i UNIA-s, Beat Baumann, thotë se statistikat kanë të bëjnë me përshtypjen se frangu i fortë ishte një pretekst për të përmirësuar rezultatet e biznesit. Mbi këtë bazë, pastaj janë rritur pagat e shefave.
Në Georg Fischer 1300 të punësuar nga shkurti deri në dhjetor kishin orarin e punës 44 orë në javë, në vend të 40. Ata morën një kompensim një herë prej 1000 frangash zvicerane, që korrespondon një pagë për orë prej më pak se 10 franga.
Këto pretendime janë hedhur poshtë nga kompanitë në fjalë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane














