E-Diaspora
Nga kërcënimi i fajdexhiut për t`ia paguar kamatën, shqiptari sulmon bankën!
Ai i kishte marrë hua nga i akuzuari për fajde 10 mijë euro. Nga prilli i vitit 2015 deri në nëntor 2016 ka paguar për çdo muaj nga 2000 euro në emër të kamatës...
Shtatë persona po përgjigjen para trupit gjykues në Gjykatën e Landit në Wels të Austrosë për shantazhim të rëndë, fajde dhe detyrim. Dy nga të akuzuarit ngarkohen se gjatë viteve 2015 dhe 2016 u kanë dhënë hua personave të ndryshëm me kamata shumë të larta, 20 për qind në muaj dhe pastaj me anën e ekzekutuesve ua kanë kërkuar ose marrë në mënyrë të vrazhdë, shkruan orf.at.
Aq të frikshëm kanë qenë këta fajdexhinj sa që njëri nga borxhlinjtë ka bërë një grabitje banke për të larë borxhin, transmeton albinfo.ch. Njësoj i frikësuar ka qenë edhe një dëshmitar, i cili duhej të dëshmonte sot por nga frika ishte paraqitur si “i sëmurë”.
Ndërsa grabitësi i bankës i cili sot është marrë në pyetje nga gjykata ka thënë se ai i kishte marrë hua nga i akuzuari për fajde 10 mijë euro. Nga prilli i vitit 2015 deri në nëntor 2016 ka paguar për çdo muaj nga 2000 euro në emër të kamatës. Pas kësaj ai nuk kishte pasur mundësi më të paguante kamatë dhe nga frika prej fajdexhiut, kishte vendosur të plaçkiste një bankë.
Plaçkitja kishte dështuar, ai ishte arrestuar. Ai thotë se ka qenë dhe vazhdon të jetë i frikësuar edhe në burg, transmeton albinfo.ch. Ekzekutori i fajdexhiut, vetëm me paraqitjen e tij : i madh, muskuloz, me kokë të rruar, të fuste frikën. Secilën herë i kishte thënë se duhej të paguante dhe se kjo nuk ishte lojë.
Ndërsa vetë i akuzuari që i kishte dhënë para me fajde i kishte treguar se në Kosovë ndodh të zhduken familjarë, gra dhe fëmijë ose edhe t`u thyhen gishtat personave që nuk paguajnë kamatat. Pak pas burgosjes dikush e kishte pyetur vëllain e tij për të dhe për gruan. Nisur nga kjo dhe disa kërcënime tjera, i akuzuari mendon se dora e grupit të fajdexhinjve ka arritur deri në burg. Kështu njëri i kishte thënë se ai do të shpëtonte nga borxhet (fajdet) nëse do ta tërhiqte padinë.
Në burgun për hetime janë dy të akuzuar kryesorë. Më i vjetri, një shtetas 35 vjeçar i Maqedonisë pranon pjesërisht të ketë dhënë para me fajde. Ndërsa bashkëpunëtori i tij nga Kosova dhe pesë të dyshuar si ekzekutorë, kryesisht hedhin poshtë akuzat, përcjell albinfo.ch. Vendimi gjyqësor mund të shpallet të enjten e kësaj jave. Të akuzuarit mund të dënohgen me deri 10 vjet heqje lirie.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes











