Shqipëria
Nga korriku nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri – Itali për pensionet
Nga muaji korrik, emigrantët shqiptarë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve, sipas së cilës, Italia do të njohë dhe do të llogaritë kontributet shoqërore që këta emigrantë derdhin nga puna e tyre për efekt pensioni.
Marrëveshja është nënshkruar në muajin shkurt, teksa pas miratimit ajo nuk kufizohet vetëm për pensionet e pleqërisë por shtrihet edhe te përfitimet e invaliditetit, pensionet familjare, sigurimin nga sëmundjet, barrëlindja dhe papunësia, shkruan Euronews, transmeton albinfo.ch.
Për procedurë, emigrantët shqiptarë që janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali. Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe shtetas italianë që janë të vendosur prej vitesh në Shqipëri, pritet të përfitojnë nga njohja reciproke e pensioneve.
Një person që ka 10 vjet punë në Shqipëri dhe 15 vjet punë në Itali, mund të përfitojë një pension në Shqipëri dhe një pension në Itali për ato 15 vjet që ka kontribuar atje.
Ndryshe, Qeveria e Italisë ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për zbatimin e njohjes së pensioneve deri në vitin 2032.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












