Bota
Nga Kosova në kufirin mes dy Koreve
Kufiri mes dy Koreve është i çmilitarizuar që prej 1953. Aty patrullojnë forca ndërkombëtare, mes tyre edhe pesë zviceranë, shkruan srf.ch.
Një takim historik u zhvillua midis dy liderve korean, Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë Jugore Moon Jae-in. Në një moment historik për të dy vendet, liderët shtrënguan duart në të dy anët e kufirit. Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një kompleks ushtarak në zonën e çmilitarizuar, ku u mbajt një ceremoni mikpritëse për liderin e Koresë së Veriut. Ky vend shënon kufirin midis dy Koreve pasi ka ndarë gadishullin që nga fundi i luftës së Koresë në vitin 1953.
Në këtë zonë tepër të kontrolluar mes dy shteteve të një kombi, prej 65 vitesh patrullojnë edhe ushtarë zviceranë. Përndryshe në Panmunjon është prezenca më e gjatë e ushtrisë zvicerane në një vend të huaj, përcjell albinfo.ch. Në mes të vendit të asnjërit në gadishullin korean qëndron gjeneral majori Patrick Gauchat me një veturë të zezë dhe një flamur zviceran. Ai ka shërbyer edhe në misionet tjera të huaja si në Afrikë dhe Kosovë, ndërsa tani është përgjegjës për misionin në Panmunjom.
Forcat zvicerane kanë detyrë të shqyrtojnë nëse respektohet marrëveshje e paqes mes dy koreve. Sipas Gauchet, nuk ka rrezik, për shkak se të dy ushtritë janë të mirë organizuara dhe respektojnë konditat. Ndërsa një parim i ushtarëve thotë se “nëse jeton akoma, don të thotë se je mirë”.
Krahas ushtarëve zviceranë në zonë patrullojnë edhe ushtarë suedezë, polakë dhe dikur edhe çeko-sllovakë.
Edhe në aspektin politik Zvicra ka fokusin e saj në raportin mes dy Koreve. Si një anëtare e parë qeveritare jo koreane, që kalon demarkacionin e çmilitalizuar mes dy Koreve është ish ministrja e jashtme (më vonë edhe presidente) e Zvicrës Micheline Calmy-Rey në 2003. Kjo shënoi edhe një moment historik.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












