Shqipëria
Nga moti i keq në Shqipëri vdesin dy persona
Raportohet se dy persona kanë vdekur të enjten në Shqipëri, si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, përcjell albinfo.ch.
Një 51-vjeçar në fshatin Dedaj të Shkrelit ka mbetur i vdekur, pasi rrufeja ka goditur banesën e tij. Ai fillimisht është dërguar në spitalin e Shkodrës për shkak të lëndimeve që ka marrë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Viktima e dytë është gjetur në ujërat pranë portit të Vlorës, njoftoi TCh të enjten.
Ai është një 74-vjeçar dhe ende nuk është zbuluar arsyeja se si është rrëmbyer nga dallgët e detit. Trupi i viktimës është nxjerrë nga policia kufitare e Vlorës.
Moti i keq me shtrëngata ka goditur edhe pjesë të tjera të Shqipërisë. Lumi i Lanës në Tiranë ka dalë nga shtrati.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











