Kosova
Nga nesër ndryshon gjithçka rreth termineve për viza pune në Gjermani
Kështu mund të aplikoni
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se ka ndryshuar procedurën e dhënies së termineve. Kjo për shkak të kërkesave të shumta për caktim të termineve me qëllim të nisjes së punësimit sipas rregullores për Ballkanin perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Ambasada ka njoftuar se janë duke u tejkaluar terminët që janë në dispozicion dhe për të pasur mundësi të barabartë gjatë aplikimit, nga fillimi i dhjetorit, terminet do të jepen përmes procedurës së tërheqjes së shortit.
Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor, në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të terminëve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.
“Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin, nën mbikëqyrjen e më shumë personave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tutje ambasada ka bërë apel që shënimet dhe të dhënat e aplikuesve të jenë të sakta. Gjithashtu në njoftimin e ambasadës përmenden edhe disa informacione shtesë, të cilat duhet të kenë parasysh aplikantët.
Sipas tyre, regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura, ndryshimet e të dhënave të shënuara gjatë regjistrimit nuk kanë të mundshme, kalimi i terminit te një person tjetër nuk është e lejueshme, regjistrimi i mëhershëm nuk është përparësi kundrejt një regjistrimi të vonshëm, angazhimi i agjencive nuk sjell asnjë përparësi.
Ambasada ka njoftuar edhe se nuk japin terminë të veçanta dhe kanë kërkuar që aplikuesit të përmbahen nga pyetjet e tilla.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










