Lajme
Nga privatizimi i deritashëm, 595 milionë euro
Për sivjet në Kosovë është përmbyllur procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Rifillimi i këtij procesi pritet të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.
Agjencia Kosovare për Privatizim, gjatë këtij viti ka shpallur 6 valë të privatizimit. Ndërsa që nga fillimi i procesit të privatizimit në 2003, e deri tash, janë shpallur 53 valë të privatizimit, janë privatizuar 306 ndërmarrje shoqërore dhe janë krijuar 676 ndërmarrje të reja.
Kurse, përmes shitjeve me likuidim deri më tash, janë privatizuar 232 asete.
“Këtë vit agjencia po e mbyll me suksese të konsiderueshme në fushat me të cilat merret agjencia. Sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve, gjatë këtij viti ka mbajtur 6 valë të tenderëve, vala e fundit 53, është valë shtesë, përtej biznes-planit të agjencisë. Çka do të thotë se agjencia e ka përmbushur planin e biznesit të paraparë për këtë vit”, thotë Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.
Ekspertë për çështje ekonomike thonë se pritjet nga procesi i privatizimit kanë qenë shumë më të mëdha se sa gjendja aktuale e cila është arritur në aspektin numerik, raporton radoi Evropa e lirë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka theksuar se Agjencia Kosovare e Privatizimit gjatë këtij viti ka arritur të përshpejtojë procesin dhe njëherazi të kompletojë bazën ligjore.
Duke komentuar privatizimin në përgjithësi, Gërxhaliu, ka thënë se ky proces nuk ka arritur që të krijojë vende të reja të punës dhe ulje të shkallës se varfërisë. Sipas tij, indikator matës apo emërues i përbashkët i procesit të privatizimit është punësimi dhe minimizimi i tensioneve sociale.
Kurse, Ylli Kaloshi për REL, ka thënë se nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë janë grumbulluar 550 milionë euro, ndërsa nga shitja e aseteve 45 milionë euro. Kjo do të thotë se në fondin e mirëbesimit, aktualisht janë grumbulluar 595 milionë euro.
Përfitimet e punëtorëve nga pjesa e 20 për qindëshit, që u takojnë atyre, kanë arritur shumën rreth 48.5 milionë euro.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











