Integrimi
Nga Qendra Shqiptare Islame, në Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë, Sport e Religjion
Qendra Shqiptare Islame në Lozanë, e themeluar në vitin 2000, nga 23 dhjetori i vitit 2015 është riemërtuar me emrin Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë, Sport e Religjion në Kantonin Vaud
“Shqiptarët në Kantonin Vaud prej vitesh kanë qenë dhe janë të organizuar në shumë asociacione dhe shoqata të ndryshme kulturore, artistike, sportive fetare, arsimore e humanitare. Ato, me vite të tëra ka dhënë kontributin e tyre në prezentimin e kulturës dhe traditave shqiptare para opinionit zviceran dhe para komuniteteve tjera në kanton. Të gjitha këto shoqata kanë vepruar veç e veç, pra jo nën një kulm si një qendër shqiptare. Ideja që këto shoqata të jenë në një kulm ka qenë e kahershme, e para shumë viteve, por nuk ka qenë lehtë të realizohej, thuhet në hyrje të një komunikate të dërguar nga Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë, Sport e Religjion në Kantonin Vaud (ish Qendra Shqiptare Islame).
“Para dy vitesh Qendra shqiptare islame në Lozanë angazhoi një imam nga Kosova sipas rregullave institucionale zvicerane, me kontratë pune. Ky imam, Efendi Fehim Abazi, krahas punës si imam ai u angazhua edhe në formimin e një qendre shqiptare e jo vetëm fetare. Afroi njerëzit me njëri tjetrin dhe ata filluan ta përkrahin, në lokalet ku vepronte Qendra Islame. Këtë e arriti me ndihmën e anëtarëve të kryesisë se qendrës dhe sidomos me mbështetjen e xhematit. Vlen të theksohet se kjo qendër, kur ka ardhur imami kishte vetëm 65 anëtarë e tani ka 220 anëtarë. Ndërkohë, objekti i vjetër ku vepronte kjo qendër në Chemin de Collins në Lozanë ishte shitur dhe vjetëruar dhe qendra duhej të vepronte dikund tjetër”, thuhet më tutje në komunikatë.
Pas një viti pune si imam, magjistri i shkencave teologjike të përfunduara në Egjipt, efendi Fehim Abazi filloi kontaktet edhe me afaristët shqiptarë për të kërkuar ndihmë në ndërtimin apo blerjen e një lokali, që të formohet një qendër shqiptare. Këtë edhe ia arriti dhe me ndihmën e afaristit të njohur shqiptar në Lozanë, Avni Orllati, i cili i ndihmoi dhe do ta ndihmojë ende.
Zotëri Avni Orllati ia fali një truall kësaj qendre për ndërtimin e qendrës shqiptare për integrim kulturë e religjion.
Por deri në ndërtimin e kësaj qendre përsëri z.Avni Orllati i doli në ndihmë duke ia ofruar një lokal tjetër përkohësisht me kushte të volitshme me mbi 440 m katrorë në Chavannes sur Renens në adresën Chemin du Couchant 4.
Në tërë këtë projekt, pra me zhvendosjen e qendrës në lokalin tjetër, pos firmës Orllati kanë kontribuar me të madhe edhe shumë të tjerët si vëllezrit Naser, Isuf dhe Izet Mustafa. Vëllezërit Elezi, vëllezërit Selimaj, vëllezërit Fatmir e Fadil Alimi, vëllezërit Mazreku e shumë e shumë të tjerë, është një listë e gjatë…”, vazhdon komunikata
Për t`i falënderuar këta kryesia e qendrës, më 5 dhjetor të vitit të kaluar organizoi darkë falënderuese, të ofruar nga zotërinjtë Ilir Gashi dhe Ilaz Maliqi. Në këtë darkë ishin të pranishëm afër 300 pjesmarrës. Me këtë rast imami dhe njëherësh kryetari i qendres, efendi Fehim Abazi falënderoi të gjithë për ndihmë dhe ndau 35 mirënjohje.
Në vazhdim qendra e re bën të ditur se ky lokal “do të jetë i përkohshëm-dy vite deri ne ndërtimin e qendrës sonë shqiptare, e cila do të jetë shumë më e madhe në hapësirë se kjo, nuk do të shërbejë vetëm për qendrën shqiptare islame, por këtu munden edhe shoqatat tjera kulturore shqiptare ta zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ftohen të gjithë shqiptarët ta vizitojnë këtë qendër çdo ditë nga ora 06h30 deri 23h00 dhe të binden se me të vërtetë është bërë punë e madhe në shumë aspekte për këtë qendër, thuhet veç tjerash në njoftimin e dërguar nga Shqiptare për Integrim, Kulturë, Sport e Religjion në Kantonin Vaud.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët Disa produkte të etiketuar si “pa gluten” kanë shënimin shtesë “mund të përmbajnë gjurmë gluten”, gjë... -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë

















