Shqipëria
Nga sot drejt Gjermanisë, por cilat janë kushtet
Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson
Që prej ditës së sotme, Gjermania ka vendosur të heqë kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë, por kalimi bëhet vetëm duke plotësuar një prej tre kushteve.
Kushtet janë: Test Covidi, dëshmi që e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga EMA. Aktualisht vaksinat e njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson. Kujtojmë se në Shqipëri, një pjesë e madhe kanë marrë edhe doza të vaksinës kineze Coronavac, por kjo vaksinë nuk është e njohur nga Gjermania, ndaj kalimi duhet të bëhet me test Covidi apo dëshmi që ka kaluar sëmundjen, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, udhëtarët e vaksinuar plotësisht duhet të kenë dokument dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital.
Njoftimi i plotë
Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e diel, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.
Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet njw nga këto kritere:
1) një test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).
Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.
Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.
Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












