Kosova
Nga sot fillojnë fluturimet në Prishtinë, ja rregullat
Pas një pritjeje të gjatë, nga sot, 28 qershor, do të fillojnë fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Pas më shumë se tre muajsh, nga sot nisin fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Për shkak të Covid-19, do të jenë disa rregulla shtesë, që duhet t’u përmbahen udhëtarët. Lejimi i fluturimeve është një lajm shumë i mirë për mërgimtarët që duan të pushojnë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Rregullat
- Pasagjeret duhet të jenë në aeroport 3 orë para fluturimit,
- Matja e temperaturës do të bëhet për të gjithë pasagjerët që hyjnë në terminal,
- Përdorimi i kabinetit për dezinfektim në hyrje të terminalit.
- Masa shtesë të Policisë, Doganës, MSH-së.
Edhe aeroporti ka njoftuar se çfarë duhet të dinë udhëtarët. “Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com.
-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.
-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante, siç janë zyrat e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.
-Ju lusim t’u përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi juaj të realizohet me kohë dhe i sigurt, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, po ashtu edhe në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i aeroportit, Bujar Gashi, ka treguar se në çfarë masa të shtuara sigurie pritet të rikthehen të gjitha linjat e rregullta. “Nga data 28 qershor udhëtarët duhet të sillen më ndryshe nga ajo që janë mësuar deri tani, tash duhet të jenë të paktën tri orë më herët para fluturimit në aeroport dhe mundësisht të mos vinë me shumë familjarë, ashtu siç e kemi traditën për t’i përcjellë”, ka thënë ai për mediat kosovare. “Në hyrje të aeroportit secili udhëtar duhet ta paraqesë biletën që e konfirmon se e ka fluturimin po atë ditë. Në hyrje të aeroportit përveç ekipit mjekësor do të jetë edhe sigurimi”, ka deklaruar ai.
Gashi ka sqaruar edhe një herë se udhëtarët që hyjnë në Kosovë nuk e kanë obligative ta kenë një test negativ të Covid-19, por është e preferueshme.
Por, sa fluturime janë anuluar gjatë kohës sa Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ishte i mbyllur për shkak të pandemisë? “Kemi pasur rreth 4500 fluturime që nga data 12 mars deri më 15 qershor që në kushte normale duhej të realizoheshin, pra po flasim për më tepër se 700,000 udhëtarë. Me shifra të sakta do të dalim posa t’i kthehemi normalitetit”.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi














