Kosova
Nga sot fillon konvertimi i patentë shoferëve ilegalë në RKS
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 10 maji deri më 9 gusht 2024 të gjithë qytetarët mund t’i konvertojnë patentë-shoferët e lëshuar nga strukturat jolegale serbe në patentë shoferë të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
MPB thekson se kalimi në patentë shofer të Republikës së Kosovës mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jolegale serbe, në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri më 9 gusht 2024”, thuhet në njoftim.
MPB tutje shton se nuk kërkohet përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë:
-letërnjoftimin,
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,
-certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,
-dëshmi të pagesës së taksës, dhe
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërkaq, këtë vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme e ka mirëpritur edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Ai në një postim në “X” ka shkruar se ShBA-ja mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm.
“… Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA













