Ukraina

Nga sot Khersoni i pushtuar do të përdorë monedhën ruse

Nga sot Khersoni i pushtuar nga forcat ruse do të përdorë rublën ruse, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Britani.

Qyteti në Ukrainën jugore është nën kontrollin rus dhe Ministria e Mbrojtjes thotë se Moska ka kërkuar të legjitimojë kontrollin e saj, duke instaluar një administratë proruse.

Rusët në Kherson kanë shpallur kalim të monedhës nga hryvnia ukrainase në rublën ruse për një periudhë katërmujore.

Ministria e Mbrojtjes shkruan në Twitter: “Rubla ruse do të përdoret në Kherson nga sot”.