Kosova
Nga sot, Kosova dhe Maqedonia zyrtarisht në listën e Zvicrës për karantinim
Kosova dhe Maqedonia janë dy shtetet e Ballkanit që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën
Zvicra nuk ka vendosur për lirim të masave anti-COVID, pavarësisht parashikimeve, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive, transmeton albinfo.ch.
Ky shtet po ashtu ka futur në listë edhe disa vende të tjera, banorët e të cilave për të hyrë në Zvicër duhet të karantinohen.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtetet ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës nuk mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Maqedoni, gjegjësisht, pas kthimit nga këto dy vende i nënshtrohen detyrimit të karantinës.
Ndërkaq shtetet e tjera përveç Kosovës që janë futur në listë për karantinim që nga 22 marsi janë: Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Qipro.
Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë: Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.
Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tri ditë dhe më pas t’i nënshtrohet karantinës për dhjetë ditë.
Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia














