Maqedonia
Nga sot “Safe City”
Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje tipike të shkeljeve: parkim të parregullt, tejkalim të shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq dhe drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit
Në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, si dhe në korridoret 8 dhe 10, nga sot ka nisur zbatimi i sistemit për sanksionim automatik të shkeljeve në komunikacion – “Safe City”.
Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje tipike të shkeljeve: parkim të parregullt, tejkalim të shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq dhe drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi se është miratuar një Rregullore e re me të cilën është rritur pragu i tolerancës për shpejtësinë e drejtimit të automjeteve, respektivisht tolerancë prej 6 km/orë për shpejtësi deri në 100 km/orë dhe 8 km/orë mbi 100 km/orë. Me ndryshimet e reja të Rregullores, e cila hyri në fuqi dje, për shpejtësi deri në 50 km/orë mbetet toleranca prej 6 km/orë. Kjo do të thotë se në zonat ku kufiri është 30 km/orë, kamera nuk do të regjistrojë shkelje deri në 36 km/orë, ndërsa do të regjistrojë nga 37 km/orë.
Për shpejtësi nga 50 deri në 100 km/orë, toleranca sipas Rregullores së re është 9 km/orë. Pra, nëse kufiri është 50 km/orë, kamera do të regjistrojë shkelje dhe do të dërgojë njoftim nëse automjeti lëviz me 60 km/orë. Në zonat me kufizim 100 km/orë, toleranca është 12 km/orë dhe sanksionimi fillon nga 113 km/orë.
Toshkovski paralajmëroi edhe një projekt tjetër që do të zbatohet në ditët në vijim me mbështetjen e “Telekomit të Maqedonisë”. Për shkeljet e bëra brenda kufijve të tolerancës, qytetarëve do t’u dërgohen mesazhe informative, pa gjoba, nga MPB-ja.
Sipas ligjit, gjobat për tejkalim të shpejtësisë janë:
deri në 20 km/orë mbi kufirin: 20 euro;
nga 20 deri në 30 km/orë: 45 euro;
nga 30 deri në 50 km/orë: 300 euro dhe marrje e patentë shoferit nga 3 deri në 12 muaj;
mbi 50 km/orë: 400 euro dhe marrje e patentë shoferit për paktën një vit.
Në zonat e banuara, gjobat janë më të rënda dhe mund të arrijnë deri në 500 euro. Për kalim në semafor të kuq, sistemi do të shqiptojë automatikisht gjobë prej 250 eurosh dhe ndalesë për vozitje nga 3 deri në 12 muaj, ndërsa në rast rrezikimi ose aksidenti parashihet përgjegjësi penale. Vozitja e automjetit pa regjistrim dënohet me 100 euro për shoferin dhe 250 euro për pronarin e mjetit.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia











