Sport
Nga Zvicra te Flamurtari i Vlorës
Haxhi Neziraj vjen nga Zvicra për të përforcuar Flamurtarin e Vlorës, derisa i është bashkuar skuadrës në stërvitje
Skuadrat e Superligës shqiptare po vazhdojnë përgatitjet për stinorin pranveror e gjithashtu po përforcohen për pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Mësohet se Flamurtari i Vlorës ka arritur marrëveshje me 23-vjeçarin, Haxhi Neziraj. Ai vjen nga Zvicra, derisa kohët e fundit ishte pa ekip, edhe për shkak të një lëndimi, përcjell albinfo.ch.
Neziraj është një lojtar i afirmuar i Superligës zvicerane, teksa ka qenë për disa vite pjesë e Luzernit, pikërisht shok ekipi me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka.
Ai është 23 vjeç dhe karrierën e ka nisur te Luzern në vitin 2012. Pasi bëri mirë në ekipet e grupmoshave, mesfushori debutoi në Superligën zvicerane në sezonin 2012-2013, ku në vetëm dy ndeshje të luajtura arriti të shënonte edhe një gol. Neziraj është një ish-lojtar i Kombëtares shqiptare U-21, ku është aktivizuar në 5 takime.
Pasi nuk gjeti shumë hapësira te Luzerni, Neziraj u huazua në vitin 2014 tek ekipi i Ligës së Dytë helvete, Wohlen, duke bërë një sezon fantastik. Së fundmi, ai është aktivizuar me Schaffhausenin, por që prej majit 2016 rezulton të jetë jashtë fushave prej një dëmtimi që pësoi.

E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme












