Kosova
Ngadalësimi i vendimit për liberalizim, i papranueshëm
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane, për liberalizimin e vizave dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Tusk për mbështetjen që BE-ja i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ai ka theksuar se rajoni po vazhdon të jetë në një Status Quo të vështirë, e cila po ngadalëson shumë procese.
“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigja më e mirë ndaj këtij stagnimi”, u shpreh presidenti Thaçi, bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie.
Pas plotësimit të të gjitha kritereve, presidenti Thaçi ka thënë se ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Brukseli dhe Perëndimi janë orientimi i vetëm strategjik i Republikës së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili Një shqiptar në garë për drejtimin e Cyrihut: Kandidatura e Përparim Avdilit... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit 369 punonjës janë të prekur ... -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Sistemi i ri i “Hyrje/Daljes” (EES) pritet të krijojë vonesa në aeroportet zvicerane -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor















